
Ilnisa Agolli, Meriton Mjekiqi dhe Graciano Tagani
TIRANË-Ashtu si është kthyer në 'traditë' është zhvilluar dasma e edicionit të tretë të 'Big Brother VIP'. Ilnisa dhe Meritoni tashmë janë ‘zyrtarisht’ të martuar, pasi shkëmbyen unazat në shtëpi. Gazetarja e veshur me të bardha dhe Meritoni me një kostum të zi kaluan para altarit të shtëpisë së Big Brother.
Çifti u celebrua nga banori Graciano Tagani. Për të kënduar në dasmën e tyre ishte e ftuar ish-banorja, Valbona Mema, e cila ka krijuar një atmosferë të mrekullueshme.
Të vetmit banorë që nuk u bënë pjesë e dasmës ishin Erjola, Fatjoni dhe Vesa.
View this post on Instagram
Poll