
TIRANË- Pasditja e sotme në "Big Brother Vip" ka kaluar me rrëfime. Teksa ndodhej në ballkonin e shtëpisë, Rikja i tregon Romeos dhe Heidit një eksperiencë të pazakontë që i ka ndodhur në shtëpi. Ajo tregon se disa persona kanë tentuar t'i grabisin, ndërsa Rikja është ndeshur me njërin prej tyre ballë për ballë. Siç tregon ajo grabitësi ishte nga Burreli dhe i mban mend edhe emrin.
Pjesë nga biseda:
Rike: Unë i kam dritaret po i kam me hekura. Dëgjoja unë "grrr, grrrr" thashë çfarë ka? Mund të jetë ndonjë zog, ndonjë gjë ora 8 e darkës. Edhe tek dhomat e tjera i dëgjoja po ashtu. Ouuu, një krisje pistolete, atyy...
Romeo: Pistoletë? Shkrepi?
Rike: Po, aty thashë vdiqa erdhën me më vra mu.
Romeo: E çfarë bëre?
Rike: E mora guximin, shkova në sallon hap vetëm pak dritaren dhe perden, kur shikoj fytyrën e skifterit mu përballë. Kam bërtitur.
Kam pa pastaj karabinierët që e morën dhe e tërhoqën. Më kapi ankthi o zot, thash do më bëjnë keq. Unë s’kisha gjë në shtëpi, t’i thoja hajde kërkojmë bashkë. Nuk ishte maskë ky, me fytyrë ishte. Më thonë mua karabinierët a don me e pa hajdutin, a e din që është shqiptari jot më tha. Budallai tha ka ardh me kartë identiteti në xhep. Nga Burreli ishte i 87’. Nuk e denoncova
Vieë this post on Instagram
Rrëfimi është shoqëruar me batuta nga Romeo i cili ishte kurioz të dinte reagimin e grabitësit kur pa Riken./ZËRI