FIRENZE – ‘Dhoma sekrete’ e piktorit të shquar italian Michelangelo, do të hapet tashmë për publikun. Në këtë dhomë, artisti italian pikturoi skica 500 vite më parë.
Piktori i njohur thuhet se është fshehur në këtë vend, nga familja Medici, e cila ishte e fuqishme në atë kohë në qytetin e Firenzes.

Skicat u zbuluan në vitin 1975 nga Paolo Dal Poggetto, i cili shpresonte të krijonte një vend të ri për turistët. Dhoma nuk ishte hapur më parë, për shkak se konsiderohej një vend i rrezikshëm. Fakti që vizitorët mund të dëmtojnë pikturat, kishte bërë që autoritetet të stepeshin për të hapur këtë ‘dhomë sekrete’.

Mirëpo, tani dhoma është rikonstruktuar dhe gjithashtu janë vendosur masa të rrepta për vizitorët, në mënyrë që ata të mos zhgarravisin apo dëmtojnë muret e pikturuara.


Mikelanxhelo u fsheh në këtë vend të errët për së paku 2 muaj të jetës së tij dhe gjatë gjithë kohës pikturoi. Skicat në dhomë janë fantastike dhe janë pikturuar nga vetë artisti i madh i Rilindjes, Mikelanxhelo./Zëri.ai/