Qytetërim

Dhuna ndaj Princ Lekës/ Gjergj Zaharia dhe Yllka Mujo shëtitsin të qetë Princeshën Geraldinë (FOTO)

Geraldina është shoqëruar këtë pasdite nga dy gjyshërit e saj.

f.t
Dhuna ndaj Princ Lekës/ Gjergj Zaharia dhe Yllka Mujo shëtitsin
Yllka Mujo, Gjergj Zaharia dhe Princeshë Geraldina

TIRANË-Duket se 'stuhia' pas dhunës në familjen mbretërore është lënë pas. Elia pretendon se Princ Leka i ka dhunuar të atin, Gjergj Zaharia, ndërsa Leka II akuzon aktoren dhe babanë e saj për dhunë në sy të vajzës së mitur. Gjithsesi 'skandali' është një çështje që iu takon atyre, ndërsa të gjithë duan të kujdesen për Princeshë Geraldinën.

Së fundmi paparacët kanë kapur Gjergj Zaharinë dhe Yllka Mujo teksa kanë ishin duke shëtitur me karrocë vajzën që Leka ka me Elian. Geraldina është shoqëruar këtë pasdite nga dy gjyshërit e saj, ku të dy të veshur sportiv, po shijonin këtë shëtitje me mbesën e tyre.

Dhuna ndaj Princ Lekës/ Gjergj Zaharia dhe Yllka Mujo shëtitsin
YLLKA MUJO DHE GJERGJ ZAHARIA

Gjykata e Tiranës ka vendosur 6 muaj urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë ndaj njëri-tjetrit. Të dy, si Princ Leka si Elia Zaharia, me vendim të gjyqtarit Artan Hajredinaj janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njeri-tjetrit për një afat kohe 6 muaj dhe distanca që duhet të mbajnë nga njeri-tjetri është 5 metra. 

Elia Zaharia do qendrojë në pallatin mbretëror, Princ Leka do e takojë vajzën në prani të kujdestares. Seanca e sotme e orës 13:00 u zhvillua në vijimësi të seancës së 21 marsit, e cila u shty për mosparaqitje nga mbrojtja e Zaharisë të aktekspertizës që vërtetonte shenja dhune ndaj saj. Ndërkohë Princ Leka është i pajisur me urdhër mbrojtje për 1 vit me distancë 100 metra ndaj ish-vjehrrit të tij Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit nuk duhet të jetojë në pallat./ZËRI

Poll

MOS HUMB