Qytetërim

Dhunuan lojtarët e trajnerin e Fenerbahçes, arrestohen 12 tifozë në Turqi

Ultrasit kërcënuan dhe sulmuan lojtarët dhe stafin e skuadrës së Stambollit, ndërsa portieri i Fenerbaches, Dominik Livakoviç, u godit me grusht në fytyrë.

a.l
Dhunuan lojtarët e trajnerin e Fenerbahçes, arrestohen 12
Turqi

TURQI- Mbrëmjen e djeshme, futbolli turk u përfshi nga dhuna pasi një grup tifozësh hynën në fushë pas ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes. Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj lojtarëve dhe trajnerit të Fenerbahçes, janë arrestuar 12 persona të cilët u përfshinë në përleshjet e dhunshme, shkruajnë mediat turke.

“12 persona që u identifikuan si të përfshirë në përleshjet pas ndeshjes Trabzonspor – Fenerbahce u ndaluan”, njoftoi ministri Ali Yerlikaya.

Ultrasit kërcënuan dhe sulmuan lojtarët dhe stafin e skuadrës së Stambollit, ndërsa portieri i Fenerbaches, Dominik Livakoviç, u godit me grusht në fytyrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB