ITALI- Në moshën e tij, babai i tij kishte bërë bujë të madhe dhe po linte gjurmët e para të asaj që do të shihnim për rreth dy dekada. Francesco Totti, "kapiteni" i Romës, shkëlqeu me fanellën me numër 10 për 24 vjet, megjithatë karriera e tij e jashtëzakonshme duket se i ka kushtuar fundin e palavdishëm çdo ëndrre futbollistike që kishte djali i tij, Cristiano.
19-vjeçari luante për Olbian, një ekip në divizionin e katërt të Italisë, por në fundjavë ai papritur njoftoi vendimin e tij për t'i dhënë fund karrierës.
Mesfushori i ri, i cili e filloi karrierën e tij në departamentet e të rinjve të Romës, siç është zakon në këto raste, gjithmonë mbajti trashëgiminë e rëndë të mbiemrit të tij të famshëm dhe për këtë arsye u detyrua të largohej nga Italia me shpresën se presioni do të ishte më i vogël te skuadra spanjolle Rayo Vallecano.
Por edhe në Madrid, ai nuk mundi t’i shpëtonte kërkesave të krijuara nga emri i tij, duke gjetur strehim vitin e kaluar në Olbia, një ekip në Ligën e Katërt Kombëtare, trajneri i të cilit është portieri veteran dhe shok skuadre i babait të tij, Marco Amelia.
Siç u zbulua nga mediat italiane, mesfushori i ri e mori këtë vendim pas diskutimeve me familjen e tij dhe pas kritikave në rrjetet sociale për gjendjen e tij fizike dhe imazhin në fushë. Totti Jr., megjithëse ka vendosur të varë këpucët në gozhdë, do të mbetet në fushën e futbollit pasi do të marrë një rol aktiv në shkollën e futbollit të themeluar nga babai i tij (Shkolla e Futbollit Totti), fillimisht si një skaut në kërkim të talenteve të reja (pa mbiemrin e rëndë mbi shpinë)./ZËRI