Qytetërim

"Djali im ka vdekur", Vajza e Elon Musk reagon pas deklaratave të babait: Si mund të mashtrosh!

Vivian e akuzoi babanë e saj se nuk ka qenë i pranishëm në familje dhe për rrjedhojë, ajo nuk e ka njohur.

f.t
"Djali im ka vdekur", Vajza e Elon Musk reagon pas deklaratave të
Elon Musk dhe Vivian

SHBA-Pasi Elon Musk u shpreh se vajza e tij transgjinore u “vra” nga virusi i mendjes “woke” pasi u mashtrua për të pranuar procedurat për afirmimin e gjinisë së fëmijës, ka reaguar vetë Vivian. Ajo shprehet se Musk gënjeu në intervistën e tij të dhënë së fundmi. Vivian e akuzoi babanë e saj se nuk ka qenë i pranishëm në familje dhe për rrjedhojë, ajo nuk e ka njohur.

"Ai mendoi se nuk do të thosha asgjë dhe do ta lija pa përgjigje. Por unë nuk do ta lë. Nëse do të gënjesh për mua, në mënyrë kaq flagrante dhe para miliona njerëzve, nuk mund të të lë. Të më quash të vdekur në një podcast ndërkohë që në thelb po pranon se nuk ke kuptim leximi duke thënë se je ‘mashtruar’ për të nënshkruar dokumentet që i lexon disa herë. Unë u ngacmova pa pushim për shkak të feminilitetit dhe homoseksualitetit tim. Por sigurisht, ai nuk mund ta thotë këtë, kështu që ai më kthen në një stereotip, i cili tregon shumë pak për mënyrën sesi ai i shikon njerëzit queer dhe fëmijët në përgjithësi. Unë jam e njohur ligjërisht si një grua në shtetin e Kalifornisë dhe nuk më interesojnë mendimet e atyre që janë poshtë meje,"-tha Vivian, raportojnë mediat e huaja.

Miliarderi tha se një nga fëmijët e tij kishte rënë pre nga i ashtuquajturi "virusi i kulturës së zgjimit (woke culture)", ndaj edhe kishte ndryshuar gjini. 

"Mashtruan një nga djemtë e mi të mëdhenj, Xavier. Djali im ka vdekur, u vra nga virusi i kulturës së zgjimit!,"-deklaroi Musk.

20-vjeçarja Vivian Jenna Wilson nuk dëshiron të ketë asnjë marrëdhënie me babanë e saj, sidomos pasi Musk e cilësoi atë si një "komuniste që beson se çdokush që është i pasur është rrjedhimisht një person i keq"./ZËRI

Poll

MOS HUMB