Qytetërim

“Çdo natë brekët dhe linesin do i kesh te koka”, debat mes Eglës dhe Liamit: Ti je një copë ashtu…

Mes tyre ka ndërhyrë edhe Romeo

E.K
“Çdo natë brekët dhe linesin do i kesh te koka”,
Debati

TIRANË- Orët pas spektaklit nuk kanë qenë farë të qeta në shtëpinë e Big Brother, me banorët që janë shpërndarë në debate të ndryshme. Një prej sherreve që ka zgjatur më gjatë, ka qenë ai mes Eglës dhe Liamit, pasi ky i fundit ka prekur dhe ka tentuar të hedhë në pishinë rrobat e vajzave.

Gjatë debatit, ku ka ndërhyrë edhe Romeo Veshaj për t’i qetësuar, aktorja iu është drejtuar konkurrentit duke i thënë se “natë për natë brekët dhe linesin do t’i kesh te koka”.

“Do të mësoj lali si të sillesh si burrë me femrat, jo si maniak”, u shpreh Egla Ceno, teksa shtoi se “kështu duhet të mësosh që nuk preken rrobat e një gruaje se ka gjëra intime që ti nuk e di se çfarë janë”.

Ndërsa Liami e quajti një “bipolare” dhe njeri të fëlliqur aktoren Egla Ceno.

Pjesë nga debati: 

Liami: Mëso të sillesh me burrat

Egla Ceno: Natë për natë brekët dhe linesin do t’i kesh te koka

Liami: T’i nuk e di se çfarë është burri

Egla Ceno: Unë jam më burrë se ty

Liami: Je bipolare

Egla Ceno: Ti je një copë ashtu… burri, që ç’të të them, çfarë të hash e çfarë të lësh! Do të mësoj lali si të sillesh si burrë me femrat, jo si maniak. Deshe brekë edhe lines ti, t’i jap çdo natë tek koka. Kështu duhet të mësosh që nuk preken rrobat e një gruaje se ka gjëra intime që ti nuk e di se çfarë janë.

Liami: Nuk ishin as të tuat, je e fëlliqur

Egla: Do të bëj unë birinxhi burrë

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB