
TIRANË- Pas festës së 8-Marsit, ku shfaqën anën e tyre njerëzore, vajzat e Big Brother kanë vijuar më pas me fyerje dhe ofendime në drejtim të njëra tjetrës. Një prej konflikteve ka ndodhur pikërisht në dhomën e gjumit, mes Eglës dhe Erjolës, për shkak të zhurmës që po bëhej teksa aktorja donte të flinte.
Pjesë nga debati:
Egla: Ule zërin, se janë fikur dritat Erjola. Se do të kërcesh gjithë natën, ul zërin po të them, do të mbaj zgupthi gjithë natën
Erjola: Zgupthi mbaj atë që je mësuar të mbash, mos e tejkalo
Egla: U eksitove ti se po të fejon partia
Erjola: Unë s’kam treguar ekstim në këtë shtëpi, kujdes me mënyrën se si më drejtohesh dhe pikë.
Egla: Budallaqe, ik të fejuan për sot, nesër martohesh. Kujdes pikën
Erjola: Aq je për mua ti, një pikë
Egla: Ta gjetën pra burrin, u rehatove ti tani. Ja gjetët burrin tashi Juli. Lëreni zgjidheni nesër tani
Juli: Problem është me e mbajt, jo vetëm me e gjet.
/ZËRI