TIRANË- Selivje Jao, bashkëshortaje e artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, vijon të publikojë foto dhe video të këngëtarit, duke ndarë me ndejkësit mallin dhe dhimbjen që prej humbjes së tij. Së fundmi, në një IsntaStory, Selvije ka publikuar një video të Shpatit, i cili shfaqet duke kërcyer, ndërsa në sfond dëgjohet muzikë prekëse. Në postim, Selvije kërkon të shprehë dhimbjen për boshllëkun që ka lënë ikja e Shpatit, për të cilin thotë se, do ta mbajë mend gjithmonë kështu.
"Kur më mungon, ndjej një dhimbje të thellë zemre që është e pamundur të përballohet. Do të të mbaj mend gjithmonë kështu, derisa të takohemi përsëri", shkruan Selvije në postimin e saj, duke e shoqëruar me emoji të zemrës së thyer dhe fytyrës së trishtuar.
Shpat Kasapi ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, në datën 26 Nëntor 2025, pas një sulmi në zemër. Kasapi ishte një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe numëron hite të shumta të dashura nga të gjitha grupmoshat. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 dhe ishte një idhull për shumë breza. Disa nga hitet e tij janë: “Valle Kosovare”, “Kush të ndau prej meje”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” dhe shumë të tjera. Kasapi la pas një djalë, Roelin, ndërkohë që dhe babai i tij është ndarë nga jeta në moshë të re, në rrethana të ngjashme. /ZËRI