Qytetërim

Dramë në Uembli, Sandërlendi përmbys, ngjitet në Premier dhe pasurohet

Sandërlendi arkëtoi rreth 260 milionë paundë përfitime me ngjitjen në superiore.

Redaksia Zëri
Dramë në Uembli, Sandërlendi përmbys, ngjitet në
foto ilustruese

ANGLI-Finalja e ngjitjes në Premier Ligë mes Shefild Junajtidit dhe Sandërlendit ishte një ndeshje dramatike dhe përplot emocione, ashtu siç meriton një Uembli i mbushur përplot tifozë.

Finalja i ngjante një finale të denjë për Ligë Kampionesh. Me plot gojën mund të thuhet se për të kuptuar çelësin e suksesit të Premier Ligës, mjafton të shihet gara dhe premiot për ngjitjen në të.

Shembulli perfekt ishte kjo finale. Finalja e Uemblit, mes Sandërlendit dhe Shefild Juanjtidit për ngjitjen në Premier Ligë, bileta, premio dhe të drejta televizive, është finalja më shpërblyese e 95% e finaleve që u luajtën këtë vit në kontinent. Sandërlendi arkëtoi rreth 260 milionë paundë përfitime me ngjitjen në superiore.

Të parët në avantazh kaluan Shefildi me golin e Kembëllit në minutën e njëzetë e pestë. Për pesëdhjetë minuta ky avantazh qëndroi në fuqi. Vetëm në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë, Majenda barazoi ndërsa Uotson shënoi të dytin dhe golin e artë të milionave dhe ngjitjes në Premier./ZËRI

Poll

MOS HUMB