ARABI- Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, u mposht me nokaut në raundin e dytë nga Antoni Xhoshua, në sfidën që u mbajt në Xhedah të Arabisë Saudite.
Pas përfundimit të ndeshjes, Prenga dha një prononcim të shkurtër, ku uroi kundërshtarin për fitoren dhe pranoi se kjo nuk ishte mbrëmja e tij.
“Urime për të. Kjo nuk ishte mbrëmja ime. Ishte plani i Zotit që ai të fitonte. Unë jem me Të. Çfarë Ai thotë, unë jam mirë. Mendova se mund ta bëja të njëjtën gjë edhe në raundin tjetër gjithashtu, por kjo nuk ndodhi.
Kisha vetëm 10% të tifozëve këtu sepse nuk kanë ardhur prej luftës. Por nëse do të ndodhte në Europë, ju premtoj se do të ishte 90% më shumë.
Ajo çfarë mund të them, ndjesë të gjithëve. Nuk iu bëra krenarë, por herës tjetër”, deklaroi Kristian Prenga.
"I'm Sorry..." ???????????? Kristian Prenga breaks his silence after dropping Anthony Joshua before being stopped by knockout. pic.tëitter.com/2K2L01rkkA
— Kruja Chronicles (@FilteredZero) July 26, 2026
Nga ana tjetër, Anthony Joshua bëri një rikthim të jashtëzakonshëm për të mposhtur Kristian Prengën me nokaut, pasi i mbijetoi dy rrëzimeve me nokaut në një ndeshje emocionuese të peshave të rënda.
Joshua përjetoi një nisje të tmerrshme, pasi Prenga doli agresiv, duke dhënë një sërë grushtesh të fuqishëm. Rrëzimet e hershme i habitën tifozët, me Prengën që dukej se ishte drejt një surprize të madhe.
Prenga zhvilloi një raund të parë të jashtëzakonshëm, duke e vendosur disa herë në vështirësi Joshuan dhe duke e rrëzuar atë në tapet. Sipas raportimeve, shqiptari e hodhi dy herë në kanavacë kundërshtarin, përfshirë një goditje të fortë që erdhi vetëm 20 sekonda pas nisjes së duelit.
Megjithatë, Joshua shpejt e rifitoi qetësinë dhe demonstroi përvojën e tij, duke iu përgjigjur me presion të pamëshirshëm dhe kombinime të fuqishme.
Ish-kampioni i peshave të rënda përfundoi kthesën në raundin e dytë, duke lëshuar një goditje shkatërruese me të djathtën që e dërgoi boksierin shqiptar Prengën të rrëzohej e detyroi gjyqtarin të ndërpriste ndeshjen.
Kjo ishte ndeshja e parë e Joshua-s që nga aksidenti tragjik me makinë në Nigeri në dhjetor, ku humbën jetën dy miqtë e tij të ngushtë, Sina Ghami dhe Latif Ayodele.
Një Joshua i emocionuar i bëri homazhe miqëve të tij pas fitores.
“Është më shumë sesa thjesht fuqi grushti. Ky ishte shpirti, ky ishte Latz, ky ishte Sina, kjo ishte familja. Më dhemb edhe të flas për këtë. Ka qenë e vështirë”, tha 36-vjeçari.