
TIRANË- Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, thotë se paraqitja e Kombëtares Shqiptare në Euro 2024 ishte e mirë, por jo rezultati.
I ftuar në emisionin Kampionët, Duka tha se nëse Shqipëria do të ishte më e përgatitur psikologjikisht, sidomos në ndeshjen me Italinë për të patur një rezultat pozitiv, do të kishte kaluar grupin
“Ka gjëra që duhet të jemi krenar. Ekipi duhet falenderuar që na çuan atje, jo vetëm ata që ishin në Europian. Paraqitja ishte e mirë, rezultati nuk ishte i mirë. Rezultati do ishte i mirë nëse do ta kalonim grupin.
Po të ishim pak më inteligjent do ta kishim kaluar grupin, po të ishim pak më të përgatitur psikologjikisht. Ndeshjen e parë me Italinë pasi shënuam vetëramë në emocion. Goli që në futboll duhet të të lirojë dhe të shkosh përpara, na futi nën presion. Në atë ndeshje mbase duhet të ishim më të përgatitur psikologjikisht. Por në total jam i kënaqur”, u shpreh Presidenti i FSHF, Armand Duka.
Shqipëria humbi 2 me 1 ndeshjen me Italinë, barazoi 2 me 2 me Kroacinë dhe humbi 1 me 0 me Spanjën.
Gjatë emisionit, Duka u vendos përpara zgjedhjes, për trajnerët që kanë drejtuar Shqipërinë.
Duka zgjodhi të parin Silvinjon dhe pas tij De Biasi-n. Numri 1 i qeverisë së futbollit në vend, nuk ngurroi të tregojë edhe zhgënjimin më të madh.
“Të parin zgjedh Silvinjon. Ka krijuar atmosferë pozitive në kohë shumë të shkurtër. I dyti është De Biasi, sepse kemi shkuar në Europian me të për herë të parë.
Nga pikëpamja taktike, kam respekt të madh për Oto Baric. Zhgënjimi më i madh nga të gjithë trajnerët është Panucci, pasi tij, Dosena, u shpreh Duka.