Qytetërim

Dybala i propozon partneres Oriana Sabatini

Lajmin e ka dhënë këngëtarja argjentinase nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram.

k.m.
Dybala i propozon partneres Oriana Sabatini
Paolo Dybala dhe Oriana Sabatini

ITALI- Paulo Dybala është drejt hedhjes të një hapi të madh në jetën e tij. Sulmuesi argjentinas bashkë me partneren e tij, Oriana Sabatini po shkojnë drejt altarit.

Lajmin e ka dhënë këngëtarja argjentinase nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram.


Të dy kanë një marrëdhënie 5-vjeçare dhe sulmuesi i verdhekuqve mori vendimin t’i propozonte dhe i dhuroi një unazë të shtrenjtë. Çifti më pas postoi fotografi në Instagram me mbishkrimin: Përgjithmonë!

Të parët që reaguan ishin miqtë e tyre që u gëzuan nga ky lajm. Nga Alvaro Morata, bashkëshortja e Lautaro Martinez, Correa, Di Maria e shumë personazzhe të tjerë të botës së futbollit uruan çiftin , që tani ka nisur të mendojë për detajet e dasmës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB