Qytetërim

E bujshme, Lewis Hamilton kalon tek Ferrari

Pas shumë përpjekjeve, Lewis Hamilton është zyrtarisht pilot i Ferrarit.

D.XH
E bujshme, Lewis Hamilton kalon tek Ferrari
Lewis Hamilton

ANGLI – Piloti anglez Lewis Hamilton do të veshë fanelën e kuqe të Ferrarit, duke nisur nga viti 2025.  Skuderia italiane e bëri të ditur një gjë të tillë, vetëm pak pasi Mercedez Benz njoftoi se shtatë herë kampioni i botës do të ikte nga ekipi britanik në fund të vitit 2024, pas 12 sezonesh. "Skuderia Ferrari ka kënaqësinë të njoftojë se Lewis Hamilton do t'i bashkohet ekipit në 2025, me kontratë shumë vjeçare", thuhet në njoftim. Hamilton do të zëvendësojë Carlos Sainzin, që ka thënë se do të japë gjithçka në këtë sezon të tij të fundit me Ferrarin.

Pasi Hamilton u zyrtarizua tek Ferrari, Sainzi tha se ai do të vijojë karrierën, për tifozët dhe skuadrën. “Pas lajmeve të sotme, unë dhe Skuderia Ferrari nuk do të vazhdojmë bashkë pas vitit 2024. Kemi ende një sezon të gjatë përpara dhe si gjithmonë do të jap gjithçka për ekipin dhe për tifozët në mbarë botën. Do të njoftojmë lajmet për të ardhmen time kur të vijë koha", tha Sainz.

Drejtesit e Ferrarit kanë qenë disa kohë në tratativa për të bindur Hamilton që ta vazhdojë karrierën tek “Kokëkuqja”, ndërsa marrëveshja më në fund është arritur./ZËRI/

Poll

MOS HUMB