Qytetërim

E bujshme nga Italia, Roma shkarkon Mourinhon

Humbja e të dielës ka qenë pika e vlimit, që ka bërë klubin të vendosë për shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit

E.K
E bujshme nga Italia, Roma shkarkon Mourinhon
Mourinho shkarkohet nga Roma

ITALI- Klubi italian i Romës ka shkarkuar Mourihnon nga drejtimi i skuadrës për shkak të rezultateve të këqija që kanë pasur në javët e fundit verdhekuqtë. Humbja në ndeshjen ndaj Milanit të dielën duket se nuk është kaluar lehtë nga drejtuesit e klubit, të cilët kanë vendosur të shkarkojnë Mourinhon dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij të stafit teknik.

“AS Roma njofton se José Mourinho dhe bashkëpunëtorët e tij teknikë do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm. Falënderojmë José në emër të të gjithëve te AS Roma për pasionin dhe angazhimin që ka vënë që nga ardhja e tij te verdhekuqtë.

Ne do të mbajmë përherë kujtime të shkëlqyera për menaxhimin e tij, por besojmë se, në interesin më të mirë të klubit, është i domosdoshëm një ndryshim i menjëhershëm. Ne i urojmë José dhe stafit të tij gjithë të mirat për të ardhmen”.

Tashmë të gjithë tifozët janë në pritje të teknikut të ri që do të zgjidhet në krye të Romës.

Një pjesë e tyre ëndërrojnë zbarkimin e Daniele De Rossi, ndërsa në mediat italiane flitet dhe për mundësinë një zgjidhjeje të brendshme (Bruno Conti apo Alberto De Rossi).

I mbërritur në verën e vitit 2021, Mourinho largohet pa e përfunduar kontratën e tij 3-vjeçare, me fitimin e Ligës së Konferencës në Tiranë dhe shkuarjen në finalen e Ligës së Evropës në Budapest, vitin e kaluar. Sidoqoftë, paraqitjet e Romës së tij në Serie A kanë qenë shumë zhgënjyese.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB