
TIRANË- Vazhdon sherri në rrjetet sociale mes moderatores Sara Gjordeni dhe menaxherit të këngëtarit Bardhi, Jetmir Agaj. Teksa ka postuar një fotot të Bardhit dhe të ëmës në spital, ka një paralajmërim. Në foto, ai shkruan se Bardhi famën e ka arritur me punë, por nëse ndonjë tjetër e kërkon me skandale, duke nënkuptuar Sarën, do t'ja "dhurojë". Kunjave të menaxherit të të dashurit të saj, Sara ende nuk u është përgjigjur.
"Famën ky e ka marrë me punë dhe me këngë, jo më skandale. Por ju premtoj që kush mundohet me përdor kështu situatash kam me ia dhënë famën, por për keq,"-shkruan menaxheri i tij.
Bardhi u largua menjëherë pasi vëllai i tij, Petriti, hyri në shtëpi dhe i kumtoi lajmin se nëna e tyre ishte keq dhe ndodhej në spital. Megjithëse incidenti emocional ishte bindës për shumë njerëz, dyshimet lindën në studio. E dashura e tij, Sara Gjordeni, aludoi se Bardhi po nxirrej nga "persona të tretë", duke iu referuar menaxherit të Bardhit, për shkak se nuk ishin dakord për lidhjen e tyre./ZËRI