Qytetërim

"E ëma më ka tradhtuar"/ Reagon babai i Sara Gjordenit, ish-banorja e BBV: Si ke gojë të flasës? Turp, Turp! Je shembulli më i keq

Më tej ai deklaron se ndarja me mamanë e Sarës ka ndodhur pasi ajo e ka tradhëtuar. Ai tregoi për “TVAnews” se në portofol mban foton e Sarës kur ka qenë 4 vjeç duke hedhur poshtë deklaratën e saj se ka tentuar ta halemojë apo e ka përndjekur.

a.l
"E ëma më ka tradhtuar"/ Reagon babai i Sara Gjordenit,
Sara Gjordeni dhe babai

TIRANË- Pas deklaratave të Sarës e cila e akuzoi se ka dhunuar nënën e saj dhe ka tentuar ta vrasë duke i hedhur helm në ushqim, ka reaguar për herë të parë edhe babai i saj, Artur Gjordeni. Ai deklaron se fjalët e Sarës nuk janë të vërteta dhe shton më tej se kështu ia kanë treguar historinë e ëma dhe njerëzit e saj. Më tej ai deklaron se ndarja me mamanë e Sarës ka ndodhur pasi ajo e ka tradhëtuar. Ai tregoi për “TVAnews” se në portofol mban foton e Sarës kur ka qenë 4 vjeç duke hedhur poshtë deklaratën e saj se ka tentuar ta helmojë apo e ka përndjekur.

“Jam Artur Gjordeni, jam babai i Sara Gjordenin po e jap këtë intervistë se nuk e prisja këtë nga vajza ime. Më ka akuzuar se kam djegur shtëpinë dhe e kam nxjerrë nga shtëpia. Mbasi lindi Sara kemi vajtur me shtëpi më Kuçovë në shtëpinë e një kushëriri. Me vonë ai më lajmëroi se donte t’ja lëshoja shtëpinë. Erdhi tezja e Sarës dhe na la ajo shtëpinë e saj. Unë kam qenë punonjës Policie dhe po ti kisha bërë këto gjëra do më kishin marrë policia direkt. Çfarë shtëpie kam djegur dhe kur e kam lënë jashtë me të ëmën? Unë jam rritur jetim, Sara ka lindur në fshat këtu ka qenë tre muajshe. Mbas katër muajsh kemi vajtur në Kuçovë. Kurse Sara e përgënjeshtron që thotë babain nuk e njoh. Unë e mbaj në portofol vajzën, me këtë foto u prezantua në Big Brother. Ajo flet kështu se e ka mësuar e ëma”, tregon ai.

"Po të dijë edhe këtë Sara, se po e them publikisht, babi mamanë tënde e ka lënë për tradhti bashkëshortore. Po ti nuk e ke pyetur ndonjëherë mamanë. Më tradhtonte, e kam kapur vetë", shtoi ai. 

@publik.al

Flet babai i ish-banores së BBV3, Sara Gjordeni: Sara po mashtron në lidhje me mua e mamanë e saj!

♬ original sound - Publik.al

Mirëpo, pak momente më herët ka ardhur dhe një reagim prej Sarës e cila ka reaguar ashpër ndaj akuzave të babait të saj, dhe shprehet se ndjehet tepër e shokuar dhe e quan babain e saj ‘monstër’. Ish-banorja e "BBV" ka publikuar edhe pjesë nga dosja ku nënvizohet se për shkak të  kushteve të vështira finaciare kanë nisur grindjet në shtëpi dhe më pas ai është larguar. 

"Artur, sepse titullin baba se meritove kurrë. Sipas vendimit Gjyqësor, ke deklaruar në 1999 që jeni divorcuar sepse nuk përballoje dor ekonomikisht martesën, jo sepse ke kapur nënën time në tradhëti. Turp për ty dhe gënjeshtrat e tua. Përveç kësaj, mami nuk të ka ndaluar kurrë të më takoje. E ka deklaruar në Gjykatë përpara Gjykatëses Mariana Velçani gjë që vërtetohet në vendimin të cilin e keni të dy. Por ti edhe pas kësaj zgjodhe të mos më kërkojë më kurrë. Nuk e di kush të ka mësuar të dalësh edhe të mashtrosh apo për sa para, sepse e di që gjendja jote ekonomike është e mjerueshme. Por dije se sot kuptova përse, dajat, mami, gjyshërit dhe kushërinjtë nuk të deshën kurrë. Ti nuk mund të jesh kurrsesi baba, që për pak famë hodhe baltë mbi mua dhe gruan që e rriti fëmijën tënd të vetëm me 100 sakrifica ndërkohë që ti nuk investove as 10 lekë të vjetra për rritjen dhe shkollimin tim. Si ke gojë të flasësh sot për fotografi në portofol? Si mundet një "baba" të dalë intervista nëpër portale pa bërë përpjekjen më të vogël të kontaktojë me mua në fillim kur më dashke kaq shumë? Sot e kuptoj, përse në varrin e milanit të vogël shkruhet vetëm "Nga mami dhe Sara". Turp, turp, turp! Sot ma theve zemrën dhe më braktise për herë të dytë! Je shembulli më i keq i një babai dhe qenia më e ulët, që ka shkelur në tokë. Kërkoj respekt nga secili prej jush në këtë situatë. S'do doja kurrsesi që të kisha shkuar kaq thellë në detaje por nuk kisha çfarë të bëja. Respekt. Edhe nga ju që nxitoheni me komentet negative", shkruan ajo. 

"E ëma më ka tradhtuar"/ Reagon babai i Sara Gjordenit,
postim
"E ëma më ka tradhtuar"/ Reagon babai i Sara Gjordenit,
postim
"E ëma më ka tradhtuar"/ Reagon babai i Sara Gjordenit,
postim
"E ëma më ka tradhtuar"/ Reagon babai i Sara Gjordenit,
postim

Pak ditë më parë pasi u eliminua nga "BBV" Sara ka folur për të atin duke pretenduar se ai nuk e ka kërkuar kurrë, por kur e ka parë për herë të parë, në moshën 4-vjeçare, i kishte dhënë diçka për të konsumuar, e cila i ka rrezikuar jetën. Siç zbulon në vazhdimësi, kishte tentuar që ta helmonte. Ajo tregoi se babai jo vetëm ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë dhe është shpëtuar nga daja, por e ka përndjekur dhe shantazhuar edhe katër vite me radhë në rrjetet sociale./ZËRI

Poll

MOS HUMB