Qytetërim

E gjitha një lojë? Bardhi mbetet nën menaxhimin e tij, Agaj: Nuk përzihem te jeta private

Bardhi së shpejti do të publikojë këngën e tij të re, nën menaxhimin e Jetmirit, duke lënë të kuptohet se e gjithë zënka e tyre mund të ketë qenë pjesë e një loje

E.K
E gjitha një lojë? Bardhi mbetet nën menaxhimin e tij, Agaj: Nuk
Sara, Bardhi dhe menaxheri

TIRANË- Jetmir Agaj, menaxheri i Bardhit, i cili u bë pjesë e ‘telenovelës’ për daljen e këngëtarit nga shtëpia e Big Brother, ka thyer më në fund heshtjen sa i takon asaj që ndodhi.

I pyetur për fjalët që janë thënë lart e poshtë për të, ai vendosi t’i përgjigjej njëherë e mire, duke thënë se kjo do të ishte hera e fundit që komentonte situatën.

“Për respektin tënd do ta jap këtë përgjigje dhe për gjithë njerëzit që po na dëgjojnë dhe s’kam për t’u përgjigjur më. Marrëdhënia e punës që kam krijuar me Bardhin vazhdon të jetë e mirë përtej opinionit publik. Te jeta private nuk kam interes dhe as te drejtë të përzihem dhe të paragjykoj, jo vetëm të Bardhi, por te shumica artistëve që menaxhoj. Për jetën private nuk ndërhyn as prindi dhe jo më menaxheri. Mua s’ka pse më pengon”, u shpreh Agaj.

Ndërkohë ndryshe nga sa u fol fillimisht, Bardhi mbetet ende në menaxhimin e tij sa i takon muzikës, dhe së shpejti do të publikojë edhe këngën e re, pikërisht nga studio që ka për producent Agajn./ZËRI 

Poll

MOS HUMB