Qytetërim

"E kam tepruar duke qarë", Shakira tregon pse zëri i saj ka ndryshuar: U bëra nënë

Ajo gjithashtu ka treguar se mëmësia e ka prekur dhe në zgjedhjet e saj jetike, duke ndryshuar si grua, e duke marrë vendime më të pjekura.

f.t
"E kam tepruar duke qarë", Shakira tregon pse zëri i saj ka
Shakira dhe djemtë e saj

SHBA- Këngëtarja e njohur ka folur hapur për të gjitha ndryshimet që i kanë sjellë shtatzënitë dhe një ndër to ishte dhe ndryshimi i zërit. E ftuar në emisionin “Hot Ones” në Youtube, këngëtarja rrëfeu se zëri i saj ka ndryshuar shumë pasi është bërë nënë. Shakira tregoi se tërhiqet kur dëgjon këngët e saj të vjetra. 

“Vura re se pas shtatzënive zëri im u bë më i trashë dhe më i plotë. Ndoshta të qarat e shumta, pasi jam bërë nënë dhe i gjithë rrugëtimi im në rritjen e dy djemve kanë ndihmuar në ndryshimin e zërit. E kam tepruar me të qarat e mia. Jam bërë shumë Shakira për ta thënë më troç”, tha ajo, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo gjithashtu ka treguar se mëmësia e ka prekur dhe në zgjedhjet e saj jetike, duke ndryshuar si grua, e duke marrë vendime më të pjekura. Këngëtarja ka dy djem nga martesa me ish-partnerin, ish-futbollistin Gerard Pique, Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeç. Shakira kohët e fundit po përflitet për një romancë me aktorin britanik Lucien Laviscud, yllin e serialit “Emily in Paris”./ZËRI

Poll

MOS HUMB