
SHBA- Firerose Cyrus i besoi yllit Billy Ray Cyrus, kur ai i tha asaj: Një ditë, ne do të kemi një histori epike dashurie përtej asaj që dikush mund të imagjinojë. Por pas vetëm shtatë muajsh martesë, të dy përfshihen në një divorc makthi me akuza për abuzim nga secila palë. Në një intervistë ekskluzive, Firerose, 36 vjeç, tregoi për "Page Six" se si ylli i "Achy Breaky Heart" sesi e dëboi nga shtëpia e tyre në të njëjtën ditë që ajo duhej të bënte një mastektomi të dyfishtë.
Ajo pretendoi se Billy Ray, 62 vjeç, vazhdimisht i bërtiste dhe e bënte të ndihej si e burgosur në fermën e tyre në Nashville.
"Billy Ray nuk më fliste për orë të tëra dhe ndonjëherë edhe ditë. Unë kisha frikë të flisja,”-tha ajo.
Firerose - një këngëtare australiane, emri i së cilës është Johanna Rose Hodges - u takua për herë të parë me Billy Ray në një studio të Hollivudit në vitin 2010, ndërsa ai ishte ende i martuar me gruan e tij të dytë, Tish.
Ata u bënë miq dhe ai i tha asaj se ishin "shpirt binjakë" dhe se do të kishin një histori dashurie që do kujtohej për shekuj me radhë. Por nuk mbetën në kontakt. Por 10 vjet më vonë, Billy Ray gjeti Firerose dhe bashkë kënduan një duet.
“Çdo ditë, ai më thoshte, 'Unë jam duke u divorcuar', por më shtonte se ishte e ndërlikuar për shkak të fëmijëve dhe se ishin të martuar për shumë kohë,”- tha Firerose.
Ata filluan të takoheshin, por kur publikuan duetin "Një ditë e re" në 2021, Billy Ray i tha asaj të mos fliste për marrëdhënien e tyre në publik. Kur Tish bëri kërkesë për divorc në prill 2022, Firerose u befasua - sepse ajo mendonte se Billy Ray e kishte kryer i pari këtë procedurë.
"Unë kurrë nuk do të kisha hyrë në një marrëdhënie me një burrë të martuar, por ai ishte një manipulues,"-tha Firerose.
Kur ajo u transferua nga Los Angeles për të jetuar me të në Tenesi në vitin 2022, e reja pretendon se këngëtari e izoloi nga çdo person- përveç sponsorit të saj "AA", me të cilin ajo këmbënguli të ruante kontaktet.
Firerose gjithashtu pretendoi se Billy Ray u bë abuziv verbalisht.
“Ai tërbohej me mua, më bërtiste. Ai do të më tmerronte. Ishte e palogjikshme, e çmendur dhe e frikshme,"-shtoi ajo.
Por lidhur me pretendimet e saj, përfaqësuesit e Billy Ray nuk dhanë asnjë koment./ZËRI