Qytetërim

“E mbylla me një telefonatë”, Rike Roçi i jep fund lidhjes me të dashurin sapo doli nga BBV3: S'kisha ndjenja…

Arsyen e zbuloi vetë duke thënë se u nda sepse nuk kishte më asnjë lloj ndjenje për personin në fjalë.

k.m.
“E mbylla me një telefonatë”, Rike Roçi i jep fund
Rike Roçi

TIRANË- Ish-banorja e "Big Brother VIP 3", Rike Roçi tashmë është single. Lajmin e ka konfirmuar vetë teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, duke u shprehur se nuk kishte më flutura në stomak. Rike brenda shtëpisë ka treguar se është në një njohje dhe e ka quajtur atë “trimi”, por duket se sapo ka dalë jashtë, ka vendosur t'i japë fund lidhjes së saj të dashurisë.

Arsyen e zbuloi vetë duke thënë se u nda sepse nuk kishte më asnjë lloj ndjenje për personin në fjalë.

“Ashtu si filloi, ashtu mbaroi sapo dola. As nuk e kam takuar, me një telefonatë e mbyllëm. Dua të rri vetëm, jam pak e çuditshme. Jam mirë kështu, nuk ka qenë as i dashuri, ka qenë një njohje, një pëlqim. Nuk kam asnjë ndjenjë nuk i kam ato fluturat,”- shprehet Rike.

Epo tani me famën që ka marrë, do ketë shumë të interesuar të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB