
TIRANË- Aktorja Egla Ceno është një prej banoreve më agresive të këtij sezoni të Big Brother, duke mos kursyer as fëmijët e kundërshtarëve të saj në lojë. Pasi i tha Ilnisës nëse do i mësonte vajzës pozicionet e seksit, radhën për ta sulmuar e ka pasur vajza e Jetmirit, emrin e të cilës e ka dëgjuar gjatë spektaklit të së martës, ku Ema telefonoi babanë e saj.
Pas një sherri që ka pasur me Jetmirin, Egla i është drejtuar vajzës së tij nga ekrani, me fjalët:
Ema, babi i heq jorganin në fund të këmbëve gocave kur flen gjumë, kaq bën babi zemra është i detyruar tu heq jorganin, tu vre edhe mbeturina grave në krevat, Ema…
Vetë Jetmiri nuk zgjodhi që të bënte asnjë reagim në lidhje me situatën, ndërkohë që videoja u fshi nga kanali i Big Brother disa orë pasi u postua. Shkak për këtë u bënë postimet e disa personazheve të njohura të ekranit, që i kujtonin Eglës, por edhe produksionit, që cënimi i fëmijëve përbën një vepër penale, dhe si e tillë është e dënueshme.
/ZËRI