Qytetërim

Çerekfinalistët e Ligës së Evropës i njohim

Olimpiku i Lionit do të ndeshet me Mançesterin e Junajtidit, duke sjellë shumë përvojë dhe aromë nga Liga e Kampioneve në këtë ndeshje.

e.d
Çerekfinalistët e Ligës së Evropës i njohim
Euroliga

TIRANË- Çerekfinalet e Euroligës, pasi dje u "qëruan hesapet" më 1/8-at e ndeshjeve të kthimit do të jenë këto: Bodoe/Glimt, që disa vjet më parë fitonte simpatinë e Lacios për shpartallimin 6-1 që u bëri në Ligë të Konferencës "kushërinjve të urryer" romanistë, do të përballet me Lacion. Lacioja kaloi çekët e Viktoria Pëlzenit me një barazim të përvuajtur në "Olimpiko", pasi kishte fituar 2-1 në Çeki. Në thatësirë sulmi, heroi i djeshëm i lacialëve ishte qendërmbrojtësi Romanjoli, që shënoi golin e tretë në shtatë ditë.

Olimpiku i Lionit do të ndeshet me Mançesterin e Junajtidit, duke sjellë shumë përvojë dhe aromë nga Liga e Kampioneve në këtë ndeshje. Lioni, për të qenë çerekfinaliste, shpartalloi 4-0 Jang Bojzin e Zvicrës, në një ndeshje ku shkëlqeu Mikautaxe me dy gola dhe një asist. Francezët e kishin fituar 3-1 ndeshjen e parë dhe u kualifikuan me një total: 7-1. Mançesteri, me flamurtar kapitenin Bruno Fernandes, pas një barazimi që linte gjithçka hapur në Spanjë, dje fitoi 4-1 ndaj Realit të Sociedadit.

Gllasgou Rejnxhërsi dhe Atletiku i Bilbaos është çerekfinalja tjetër. Rejnxhërsin e ndihmoi fati i penalltive, pasi mbrëmë humbi 0-2 me turqit e Fenerbaçes, në penallti shkoi falë fitores 1-3 në Turqi. Te penalltitë turqit gabuan tre herë në gjuajtje dhe Rejnxhërsi kaloi më tej.

Çerekfinalja e katërt është Totenhemi me Eintrahtin e Frankfurtit. Eintrahti "zbërtheu" me kujdes parësor Ajaksin e traditës, 4-1. Nga dy gola për secilën pjesë. Edhe në Holandë patën fituar 2-1, mjaftueshëm sa për të qenë me shumë meritë çerekfinalistë. Ndërsa, Atletikoja e Bilbaos përmbysi fitoren e ndeshjes së parë, 2-1 të Romës, me një rezultat 3-1, ku ylli i skuadrës, Williams shënoi dy herë.

Poll

MOS HUMB