Qytetërim

Ermonela Jaho shkëlqen krah Mbretit Charles III, performon në Operan Mbretërore

Bashkë me të në skenë, ishin dhe Insung Sim, tenori Freddie De T.ommaso, Aigul Akhmetshina, Jonas Kaufmann dhe Bryn Terfel.

E.K
Ermonela Jaho shkëlqen krah Mbretit Charles III, performon në Operan
Mbreti Charles III

TIRANË- Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Felaj ka shkëlqyer në mbrëmjen gala në nder të Sir Antonio Pappano, në Shtëpinë e Operës Mbretërore. Në fund ajo ka marrë dhe mirënjohjen e Mbreti Charles III, i cili ka pozuar në krah të saj, ndërsa shihej mjaft i lumtur. Bashkë me të në skenë, ishin dhe Insung Sim, tenori Freddie De T.ommaso, Aigul Akhmetshina, Jonas Kaufmann dhe Bryn Terfel.

Mbrëmja gala u mbajt në nder të Sir Antonio, drejtori i muzikës operistike, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operës Mbretërore. Charles III është një mbështetës i artit. Mbreti Charles III ka qenë Mbrojtësi i Shtëpisë së Operës Mbretërore që nga viti 2009 dhe President i Baletit Mbretëror që nga viti 2003.

Mbreti Charles III u rikthye në jetën aktive pas probleme shëndetësore. Ai u diagnostikua me kancer disa muaj më parë dhe mjekët I kërkuan të shkëputej nga jeta aktive. Charles III u ngjit në skenë dhe pozoi krah artistëve. Ai dukej në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa kurimi vijon./ZËRI

Poll

MOS HUMB