Qytetërim

Ernest Muçi ylli i momentit, sulmuesi kuqezi shënon dopietë dhe i çon mesazh Silvinjos

Ylli i Kombëtares Shqiptare ka shënuar 5 gola në 3 ndeshjet e fundit, duke kaluar një moment fantastik me klubin e tij

E.K
Ernest Muçi ylli i momentit, sulmuesi kuqezi shënon dopietë dhe
ernest muci

TURQI- Trabzonspor ka marrë fitoren e tretë resht, duke mposhtur 1-2 Goztepe në transfertë. Protagonisti kryesor i takimit Ernest Muçi, autor i dy golave që sollën fitoren e madhe për Trabzonspor.

Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola. Me fillimin e pjesës së dytë, pas një aksioni të shpejtë, Ernest Muçi gjen rrjetën. Tentativa e parë e sulmuesit kuqezi ndal nga portieri vendas, por jo e dyta.

Ndërkohë në minutën e 75-të, Oleksandr Zubkov kroson nga goditja e dënimit pikërisht për Muçin dhe sulmuesi kuqezi tund rrjetën për herë të dytë me një goditje shumë të bukur. Ky është goli i katërt për sulmuesin kuqezi me fanellën e Trabzonspor, i cili ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit rresht, ku dhe ka dhënë një asist.

Në minutat e fundit, Trabzonspor mbeti me 10 lojtarë, pasi Ëagner Pina u ndëshkua direkt me karton të kuq ëpr faull ndaj lojtarit të fundit në kufijtë e zonës së rreptësisë. Vendasit ngushtuan shifrat me golin e Antony Dennis në minutën e 85-të, që shërben për statistikë. Trabzonspor fiton 1-2 dhe mban vendin e dytë me 34 pikë, dy pikë më pak se Galatasaray i vendit të parë.

Kjo është një tjetër paraqitje mbresëlënëse për sulmuesin kuqezi, i cili është rikthyer fuqishëm. Ai ka shënuar në tre ndeshje radhazi, duke arritur në total pesë gola në këto përballje.

Forma e tij po kthehet në një lajm të shkëlqyer si për klubin, ndërsa i dërgon sinjale të njëpasnjëshme Sylvinhos se është gati të rikthehet në Kombëtare.

Poll

MOS HUMB