Qytetërim

EURO 2024/ Conor McGregor fitoi 1 mln euro nga Spanja

Si një irlandez, ai nuk mund të mbështeste askënd tjetër përveç kundërshtarëve të Anglisë në finalen e Euros.

k.m.
EURO 2024/ Conor McGregor fitoi 1 mln euro nga Spanja
Conor McGregor

GJERMANI- Spanja u kurorëzua kampione evropiane për herë të katërt në historinë e saj, duke u bërë i vetmi vend që e ka vendosur këtë rekord. Por fitorja nuk u festua vetëm nga spanjollët, por edhe nga skocezët, ashtu si nga irlandezët. Edhe luftëtari i UFC-së, Conor McGregor, i cili postoi në rrjetet sociale se kishte vënë një bast të madh për Spanjën për të fituar Euro 2024 mbushi xhepat në ditën e tij të lindjes.

EURO 2024/ Conor McGregor fitoi 1 mln euro nga Spanja

“Fitova 1 milion euro në ditëlindjen time!,”- ai shkroi në rrjetet sociale, duke treguar se kishte vënë bast 83,500 € për Spanjën, shumë që iu kthye në 1,002,000 €.

Përveçse humbi Anglia, edhe paratë ishin dhurata më e mirë që McGregor mund të merrte në ditën e tij të lindjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB