Qytetërim

EURO 2024/ Spanja dhe 'mallkimi' i saj

Në total, Spanja është përballur me një ekip që pret një turne të madh në fazat e eliminimit nëntë herë në historinë e tyre, së fundmi kundër Rusisë në Kupën e Botës 2018, kur ‘’Furia Roja’’ u eliminua nga penalltitë.

E.K
EURO 2024/ Spanja dhe 'mallkimi' i saj
Pamje nga skuadra spanjolle

Ndeshja e madhe mes Spanjës dhe Gjermanisë spikat nga ndeshjet e fazës çerekfinale të EURO 2024.  Dy skuadrat më të mira të garës bazuar në performancën do të luftojnë për një vend në gjysmëfinale, ku do të përballen me fituesin të çiftit Portugali-Francë.

Për Spanjën, kjo betejë ka një veçori shtesë. “Furia Roja” është thirrur të bëjë diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë në historinë e saj. Për të mposhtur vendin pritës në fazën eliminatore të një eventi madhor, qoftë EURO apo Kupën e Botës. Asnjëherë më parë në historinë e saj Spanja nuk ka triumfuar ndaj një vendi pritës në fazat e eliminimit të një gare të madhe.

Në total, Spanja është përballur me një ekip që pret një turne të madh në fazat e eliminimit nëntë herë në historinë e tyre, së fundmi kundër Rusisë në Kupën e Botës 2018, kur ‘’Furia Roja’’ u eliminua nga penalltitë./ZËRI

Poll

MOS HUMB