Qytetërim

Euro ndryshon pamjen! Leonardo da Vinçi, Maria Callas, zogj e lumenj...Banka Qëndrore Europiane prezanton 10 modelet e reja

Kartëmonedha 50 euro do të paraqesë Miguel de Cervantesin, autorin e Don Kishotit, një nga romanet më të rëndësishme në letërsinë botërore.

F.I
Euro ndryshon pamjen! Leonardo da Vinçi, Maria Callas, zogj e
modelet e propozuara

Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të parat që do të ridizenjohen që nga hedhja në qarkullim e monedhës së përbashkët në vitin 2002. U shqyrtuan më shumë se 1,200 propozime, por në fund dolën dy tema kryesore, që pasqyrojnë identitetin e kontinentit: kultura evropiane dhe pasuria e natyrës. 

Nga njëra anë janë figura që kanë lënë gjurmë në historinë e artit, muzikës, shkencës dhe letërsisë. Nga ana tjetër janë lumenjtë dhe zogjtë që kalojnë kufijtë e kontinentit, simbole të biodiversitetit të Evropës dhe nevojës për ta mbrojtur atë. Qytetarët e vendeve të eurozonës do të kenë mundësinë të votojnë për dizajnin e preferuar, ndërsa kartëmonedhat e reja do të hyjnë në përdorim vetëm pas disa vitesh.

Nëse opsioni me temë kulturore fiton, kartëmonedhat e reja do të paraqesin disa nga figurat më me ndikim në historinë evropiane.

Kartëmonedha prej 5 eurosh do të paraqiste Maria Callas, sopranon e njohur greko-amerikane që revolucionarizoi botën e operës.

Kartëmonedha prej 10 eurosh do t'i kushtohet kompozitorit gjerman Ludwig van Beethoven, ndërsa kartëmonedha prej 20 eurosh do të nderojë shkencëtaren Marie Curie, fituese e Çmimit Nobel dhe pionere e kërkimit shkencor.

Kartëmonedha 50 euro do të paraqesë Miguel de Cervantesin, autorin e Don Kishotit, një nga romanet më të rëndësishme në letërsinë botërore. Leonardo da Vinçin, do të shfaqet në kartëmonedhën 100 euro, dhe Bertha von Suttner është zgjedhur për kartëmonedhën 200 euro. 

Tema alternative përqendrohet te natyra. Çdo kartëmonedhë përshkruan një specie të ndryshme zogu evropian të vendosur në sfondin e një peizazhi lumor, ndërsa ana e pasme paraqet një nga institucionet kryesore të Bashkimit Evropian.

Kartëmonedhat aktuale do të vazhdojnë të jenë të vlefshme dhe do të qarkullojnë paralelisht me serinë e re.

Poll

MOS HUMB