Qytetërim

Ex-i i fundit! Romeo tregon arsyen e ndarjes nga Aleksia Peleshi

Çifti jetuan një romancë e cila ra në sy edhe për vetë faktin se Aleksia, vajza e ministrit Niko Peleshi e cilësonte si një histori të bukur dashurie dhe vazhdimisht tregonte për jetën me Romeon, deri kur gjithçka u ndërpre.

f.t
Ex-i i fundit! Romeo tregon arsyen e ndarjes nga Aleksia Peleshi
Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj

TIRANË-Loja pyetje-dënime ka sjell situata gazmore dhe të qeshura në shtëpinë e “Big Brother Vip” ndërsa banorët kanë përfituar nga rasti për të njohur më mirë njëri-tjetrin. Banorët u pyetën rreth jetës së tyre private dhe një prej tyre ishte Romeo, i cili tregoi arsyen e ndarjes nga ish-e dashura e tij e fundit.

I pyetur nga Ledjona se kush është ish-e dashura e tij e fundit, Romeo u përgjigj: Ex-i i fundit dihet kush është. Aleksia dhe shkaku i ndarjes është mospërputhja e karaktereve.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Çifti jetuan një romancë e cila ra në sy edhe për vetë faktin se Aleksia, vajza e ministrit Niko Peleshi e cilësonte si një histori të bukur dashurie dhe vazhdimisht tregonte për jetën me Romeon, deri kur gjithçka u ndërpre. Aktori është përfolur gjithashtu për një romancë me Jonida Maliqin por u ndanë pak kohë pas lidhjes. Ai gjithashtu nisi një romancë edhe me banoren shqiptaro-italiane, Heidi Baci por dyshja para pak ditësh vendosën ta vazhdonin të ndarë rrugëtimin e tyre në formatin e njohur./ZËRI

Poll

MOS HUMB