Qytetërim

“Falenderojmë Qeqën për barazimin”, habit trajneri i Kosovës: Është mamaja e futbollit

Sipas trajnerit Kosovar, gazetarja ka bërë presion të vazhdueshëm që të grumbulloheshin disa lojtarë

E.K
“Falenderojmë Qeqën për barazimin”, habit trajneri i
Trajneri dhe gazetarja Krelani

KOSOVË- Ekipi i Kosovës arriti një tjetër barazim përballë Zvicrës, me golin e Hysenit në Bazel që i hoqi mundësinë Xhakës me shokë që të merrnin tri pikët, edhe pse kualifikimi ishte i arritur.

Ai që i habiti të gjithë pas sfidës ishte trajneri i “Dardanëve”, Primozh Gliha, i cili falënderoi gazetaren e seksi, Qeqa Krelani, pasi ishte ajo që kishte sugjeruar disa lojtarë që të grumbulloheshin me Kosovës.

“Kjo ndeshje u barazua nga Qeqa Krelani, sepse ajo, me gazetarinë e saj, na vuri në presion çdo ditë: ‘Ftoni lojtarë nga Superliga, ftoni lojtarë nga Superliga’.

Ajo na sugjeroi Muhamet Hysenin dhe na thoshte shpesh se nëse e aktivizojmë ai do të shënojë. ‘Trajner, fute Hysenin në lojë dhe Kosova do të fitojë një lojtar të madh’. Rezultati?

Hyseni shënoi në debutimin e tij kundër Zvicrës. Qeqa Krelani është mamaja e futbollit kosovar”, u shpreh tekniku Gliha.

Poll

MOS HUMB