Qytetërim

Fanellat rozë të kombëtares sjellin reagime të shumta në Gjermani

Njerëzit në Gjermani janë të ndarë për fanellën e re, ndërsa gazeta “Bild” është shprehur kundër zgjedhjes së kësaj ngjyre të veçantë. 

E.K
Fanellat rozë të kombëtares sjellin reagime të shumta
Fanella e Kombëtares gjermane

Gjermania do të presë Euro 2024 nga 14 qershori deri më 14 korrik dhe kombëtarja dëshiron t'i rikthehet suksesit pas shumë kohësh. Federata e Gjermanisë prezantoi fanellat e Kombëtares me të 2-tën duke shkaktuar reagime të forta në vend. Arsyeja është ngjyra e saj. 

Fanella është rozë dhe vjollcë dhe sipas Adidas që e ka bërë, "përfaqëson brezin e ri të tifozëve gjermanë të futbollit dhe diversitetin e vendit". Njerëzit në Gjermani janë të ndarë për fanellën e re, ndërsa gazeta “Bild” është shprehur kundër zgjedhjes së kësaj ngjyre të veçantë. 

Nuk është ngjyrë për futbollin”, thuhet në artikullin qendror. 

Revista e njohur Kicker ka bërë një sondazh me 2/3 e të anketuarve duke thënë se nuk janë të emocionuar për këmishën e re. Fanellat do të vishen në miqësoren kundër Holandës në Frankfurt më 26 mars./ZËRI

Poll

MOS HUMB