
TIRANË- Ish-finalistja e “Big Brother VIP 2”, Dea Michelle, ka treguar se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, e cila ka zgjatur më shumë se katër orë, por nuk ka bërë me dije detaje të tjera. Lajmërimin për operimin e ka bërë me dije vetë në rrjetet e saj sociale, duke shtuar që gjithçka ka shkuar mirë. Por gjithashtu ka përfituar nga mundësia që t'i kërkojë të gjithëve që të kujdesen për shëndetin dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë që i jep trupi.
POSTIMI I PLOTË:
View this post on Instagram
“Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha. Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë. Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve. Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohese për gjërat e vogla(të medha) që shpesh i marrim për të mireqena. Falë zotit çdo gjë shkoi mirë. Mirënjohese për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë për të mos i lënë pas dore kontrrollet shëndetesore! Qëndroni gjithmonë optimistë dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve,”– shkruan Dea Michelle./ZËRI