Qytetërim

Çfarë ndodhi pas spektaklit? Banorja bën gati valixhet: Ndihem e përdorur nga ai legeni

Ka qenë Jetmiri ai që e ka bindur më pas lojtaren që të tërhiqet nga vendimi për të lënë shtëpinë

E.K
Çfarë ndodhi pas spektaklit? Banorja bën gati valixhet: Ndihem
Franceska ben gati valixhet

TIRANË- Pas debatit të ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska Murati ka vendosur që të ikë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, edhe për shkak se Meritoni zgjodhi që të qëndronte në krahë të të dashurës së tij.

E mbingarkuar emocionalisht, modelja ka shpërthyer në lot, ndërsa ka vazhduar që të bëjë gati valixhet që të dalë nga shtëpia, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.

Menjëherë pas kësaj Jetmir Salaj, Rike Roçi dhe Romeo Veshaj iu kanë afruar që ta qetësojnë Françeskën, e cila më pas ka vendosur që të qëndrojë në shtëpi dhe të vazhdojë lojën.

Pjesë nga biseda:

Rike: Qetësohu të lutem

Françeska: Jo

Romeo: Për çfarë u preke, o zemra?

Rike: Do të bëhesh e fortë ti?

Françeska: Nuk jam bërë unë që të tallet ajo dhe Meritoni të qëndrojë si legen.

Romeo: Për çfarë u preke?

Françeska: Nuk kam ardhur unë këtu që të tallen ato me mua (për Ilnisën dhe Meritonin)

Julia: Merr frymë

Françeska: Ajo fytyrë e shëmtirë, harroje. Ndihem shumë keq.

Jetmiri: Pse çfarë të ka bërë ai?

Françeska: Se ndihem e përdorur

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Poll

MOS HUMB