Qytetërim

Çfarë ndodhi? Prishet miqësia mes Egli Takos dhe Fifit, “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

Sipas "Prive", nëpër Tiranë ka “thashetheme” se dy artistet janë “zënë” me njëra-tjetrën për të ardhurat e projektit të tyre më të ri.

k.m.
Çfarë ndodhi? Prishet miqësia mes Egli Takos dhe Fifit,
Egli Tako dhe Fifi

TIRANË- Diçka ka ndodhur mes Fifit dhe Eglit! Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, edhe pse publikuan një këngë pak ditë më parë, nuk ka zgjatur shumë. Sipas "Prive", nëpër Tiranë ka “thashetheme” se dy artistet janë “zënë” me njëra-tjetrën për të ardhurat e projektit të tyre më të ri.

Duke iu referuar burimeve të sigurta pranë dy vajzave, përplasja ka nisur pasi Fifi ka kërkuar një përqindje më të lartë të fitimeve, duke qenë se më këngën "Ku je nis & shuj shuj", është marrë më së shumti ajo. Por duket se nuk ka marrë mbështetje nga ish-banorja e "BigBrotherAlbania". 

Ndaj për shkak të mosmarrëveshjes, kanë vendosur që ta heqin këngën nga platforma “Youtube”.

Tashmë, flitet se Egli do të nënshkruajë një kontratë me kompaninë, e cila menaxhon dhe Gjestin. Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar nga asnjëra prej të dyjave./ZËRI

Poll

MOS HUMB