
ITALI- Fedez u kthye në sallën e operacionit gjatë natës së të hënës për shkak të gjakderdhjes së re.
I shtruar në spitalin Fatebenefratelli Saço në Milano për disa ditë, sipas asaj që raportoi Corriere della Sera, atij iu desh t'i nënshtrohej sërish një gastroskopie urgjente për të mpirë dhe qepur gjakderdhjen e një ulçere tjetër. Më pas ishte i nevojshëm një transfuzion i ri gjaku dhe është thuajse e sigurt që reperi nuk do lërë spitalin në orët e ardhshme.
Fedez tashmë i ishte nënshtruar transfuzionit të gjakut të enjten e kaluar pas zbulimit të dy ulçerave. Gruaja e tij Chiara Ferragni dhe prindërit e tij shkuan për ta vizituar në spital. Sipas burimeve të mirëinformuara, reperi është shumë i dobët por gjakderdhja është ndalur.
Në spital Fedez i ishte nënshtruar një gastroskopie dhe mjeku i kishte shpjeguar: “Përgjithësisht për këtë lloj episodi shtrimi në spital zgjat maksimumi tre, katër ditë dhe pas terapisë ka shërim brenda gjashtë javësh”. Më pas ai nënvizoi: “Pas operacionit që iu nënshtrua për heqjen e tumorit shihet qartë se gjendja e gatishmërisë është më e madhe, por nuk ka arsye për t’u shqetësuar”.
Pas operacionit të parë të enjten dhe dy transfuzioneve, Fedez ka dashur të qetësojë menjëherë ndjekësit e tij me një postim ku shpjegon se çfarë i kishte ndodhur: “Ndërkohë faleminderit për të gjitha mesazhet që po më dërgoni sepse mbështetja është gjithmonë. Jam mirë në këto momente. Fatkeqësisht aktualisht jam i shtruar në spital për shkak të dy ulçerave që kanë shkaktuar gjakderdhje të brendshme”. Më pas ai falënderoi mjekët: "Falë dy transfuzioneve të gjakut tani jam shumë më mirë. Falenderoj stafin mjekësor që fjalë për fjalë më shpëtoi jetën"./Zëri.ai