
TIRANË- Një prej çiklistëve favoritë për të fituar këtë edicion të Giro d’Italia e ka mbyllur garën në Shqipëri. Mikel Landa ka përfunduar jashtë garës për shkak të një aksidenti dhe do të qëndrojë i shtruar në spital.
35-vjeçari spanjoll i skuadrës Soudal-Quick Step pësoi një aksident të rëndë pak kilometra para fundit të etapës së parë, pranë zonës së Freskut në Tiranë. Ai humbi kontrollon në një kthesë të shpejtë dhe u transportua me urgjencë me barrelë në ambulancë.
Mjekët kanë konstatuar se Landa ka pësuar një frakturë në vertebrën torakale T11, dëmtim që kërkon pushim absolut dhe qëndrim në pozicion të veçantë për një periudhë të gjatë para se të nisë riaftësimi.