Qytetërim

Fitorja speciale e Kombëtares!

Para triumfit në stadiumin "Air Albania", kombëtarja shqiptare kishte mposhtur rivalen polake më 29 nëntor të vitit 1953 në një miqësore në Tiranë.

i.h.
Fitorja speciale e Kombëtares!
Momente nga ndeshja

TIRANË- Shqipëria mori një fitore me peshë në stadiumin "Air Albania" kundër Polonisë në kualifikueset e kampionatit europian Gjermani 2024 me rezultatin 2-0. Kuqezinjve të drejtuar nga trajneri Silvinjo iu deshën 70 vite që të shijonin një fitore kundër përfaqësueses polake.

Para triumfit në stadiumin "Air Albania", Kombëtarja shqiptare kishte mposhtur rivalen polake më 29 nëntor të vitit 1953 në një miqësore në Tiranë.

Kjo është fitorja e parë e Shqipërisë në kompeticionet ndërkombëtare ndaj bardhë e kuqve.

Kapiteni i Polonisë dhe sulmuesi i Barcelonës Robert Levandovski, e preku gjithsej topin 32 herë gjatë takimit dhe vetëm një herë brenda zonës. Në total, ekipet kanë luajtur 15 ndeshje ndërmjet tyre, ku Polonia ka fituar tetë herë, ndërsa tre takime kanë përfunduar në barazim.

Pas 5 sfidave, përfaqësuesja e drejtuar nga Silvinjo kryeson Grupin E me 10 pikë, ndësa ka shënuar 8 gola e ka pësuar 3. Në 4 takimet e fundit, djemtë kuqezi kanë marrë tre fitore dhe kanë barazuar 1 herë. Shqipëria ka shënuar tetë gola në këto kualifikuese e ka pësuar tri.

Golashënuesi më i mirë kuqezi është Nedim Bajrami me 3 rrjeta, i ndjekur nga Jasir Asani me 2. Shqipërisë i duhen 5 pikë që të sigurojë matematikisht kualifikimin për në kampioantin europian Gjermani 2024. Rivalët e radhës janë Republika Çeke, Moldavia dhe Ishujt Faroe, ku vetëm sfida ndaj përfaqësueses moldave do të luhet në transfertë.

Poll

MOS HUMB