Qytetërim

Flamuri i Shqipërisë Etnike në ATP Tour 'tërbon' serbët

Federata Botërore e Tenisit postoi një urim për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke postuar edhe flamurin me Shqipërinë Etnike. Mediat serbe e cilësuan postimin si 'skandaloz'.

D.XH
Flamuri i Shqipërisë Etnike në ATP Tour 'tërbon'
Autochthounous

BEOGRAD – ATP (Federata Botërore e Tenisit), përmes një postimi në rrjetin social X, ka uruar Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë faqe u publikua, së bashku me urimin, edhe flamuri që u ngrit në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri më 2014.

Pasi ky flamur u valëvit në stadiumin e Beogradit, për të cilin u përfol shumë, sfida u fitua 3:0 në tavolinë nga Shqipëria. Kjo, pasi tifozët serbë hynë në fushë dhe ushtruan dhunë.

Flamuri i Shqipërisë Etnike në ATP Tour 'tërbon'
Postimi i ATP Tour

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri. Në këtë ditë madhështore, zemrat tona janë përplot me krenari, duke festuar frymën e lirisë dhe të bashkimit. Le të valojë me krenari flamuri autokton, simbol i historisë sonë të dashur dhe të tregojë forcën e kombit tonë. Në këtë ditë të shenjtë, le të ngjitet shpirti i të gjithëve, sepse Shqipëria, ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë zemra e identitetit tonë të përbashkët”, thuhej në urimin e AFP. Postimi është fshirë pak më vonë.

Serbët duket se janë 'zemëruar' së tepërmi nga postimi në fjalë. Media serbe “Kurir” shkruan se postimi ishte një skandal. Sipas një artikulli të medies në fjalë, postimi është bërë nga hakerat shqiptarë, për shkak se ata (shqiptarët) nuk e kanë një lojtar tenisi siç është Novak Dokoviç. Madje, “Kurir” i bën thirrje edhe ATP-së, që të ketë kujdes, në mënyrë që këto incidente të mos përsëriten më./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB