
PRISHTINË- Këngëtari Blero Muharremi dhe romancat e tij kanë qënë kryefjala e lajmeve të showbizit vitin e fundit.
Menjëherë pas ndarjes me Afrona Diken, këngëtari nuk humbi kohë por filloi një romance të re me një vajzë që jetonte jashtë trojeve shqipëtare. Deklaratat e dashurisë nga Blero nuk kishin fund dhe publiku besoi se më në fund këngëtari kishte gjetur dashurinë e tij të jetës. Ata gjithashtu u panë bashkë në një ngjarje pas-finale të spektaklit “Big Brother Kosova 2”, duke ngjallur më shumë kureshtjen rreth marrëdhënies së tyre. Por pak muaj më vonë ishte vet Blero i cili njoftoi për ndarjen nga vajza “misterioze”.
Prive së fundmi ka siguruar një fotografi të tyre, ku duket se janë rikthyer bashkë.

Ata u fotografuan në një klub nate në Prishtinë, mirëpo nuk dihet akoma se si qëndron e vërteta./ ZËRI