
TIRANË- Disa prej banorëve të eleminuar nga shtëpia e Big Brother, do t’iu jepet një shans i dytë për të riqenë pjesë e garës. Pas futjes së Gracianos disa ditë më parë, radha për t’u rikthyer në shtëpi, duket se ka ardhur për moderatorin Drini Zeqo.
Ka qenë Dea Vieri e cila ka postuar në InstaStory një foto me Drini Zeqon dhe Lediona Xheladinaj, dhe krahas saj ka shkruar: “Kush futet të shtunën?”

Ish-banorja ka nxitur dyshimet e publikut se njëri nga të tre do të rifutet sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP” duke vazhduar garën për të fituar çmimin e madh.
Megjithatë nuk dihet nëse postimi ishte ndonjë provokim për të tërhequr vëmedjen e publikut apo me të vërtetë njëri nga ata do të bëhet sërish pjesë e spektaklit.
Ndonëse u largua me dëshirë nga shtëpia, Drini shpesh herë ka bërë postime provokuese për futjen e tij në këtë shtëpi, mirëpo e gjitha mbetet për t’u parë të shtunën.