
TIRANË- Kur na ndajnë pak javë nga nisja e kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, kombëtaret pjesëmarrëse në kompeticionin e vitit, kanë bërë publik dhe emrat e lojtarëve që do të debutojnë në fushën e blertë. Kështu në listat e paraqitura vihet re se mungojnë disa nga yjet, që më përpara kanë shkëlqyer në fushë dhe si titullarë.
Kështu, këmbëtarja angleze në listën e publikuar, duket se ka lënë jashtë garës, emra të rëndësishëm si, Marcus Rashford, Jordan Henderson, Dominic Solanke, Reece James, Ben Chilwell, Raheem Sterling dhe Levi Colëill. Po ashtu dhe Spanja, nuk do të marrë disa nga yjet e saj në Gjrmani. Kështu në listë shihet se mungon, Pedro Porron, Pau Torres dhe Lucas Vazquez.
E njëjta situatë ka ndodhur dhe me Kombëtaren e Francës. Kështu trajeneri ka lënë jashtë liste një emër të rëndësishëm si, Michael Olise. Dhe me Kombëtaren e Italisë e njëjta situatë. Destiny Udogie dhe Manuel Locatelli u lanë jashtë, së bashku me Ciro Immobile, Matteo Politano, Davide Zappacosta dhe Moise Kean.
Ndërkohë një ditë më parë dhe trajneri i Kombëatres Shqiptare të Futbollit Sylvinho bëri publike listën me lojtarët që do të marrë me vete në Gjermani. Pjesë e saj nuk ishin Myrto Uzuni dhe Sokol Cikalleshi. Ky i fundit pas vendimit të trajnerit u largua përfundimisht nga Kombëtarja. Ndërkohë Uzuni mësohet se mungon për shkak të një dëmtimi që kishte pësuar në një ndeshje.
Formacioni me yjet që nuk do të luajnë në Euro 2024:
Courtois; White, Hummels, Alaba; Olise, Locatelli, Gavi, Odegaard, Rashford; Haaland, Gyokeres./ZËRI
