Qytetërim

FOTO/ Kampioni i Botës shet qebap, shifra "e çmendur" që ka fituar deri më tani

207 milionë euro të faturuara në vitin e fundit fiskal është një shifër e jashtëzakonshme për një person që nuk punon me kohë të plotë. Podolski vendosi të investojë në këtë sektor gjatë viteve të tij në Galatasaray, shkruajnë mediat e huaja. 

a.l
FOTO/ Kampioni i Botës shet qebap, shifra "e çmendur"
Kampioni i Botës

GJERMANI- Në vitin 2018 ne mirëpritëm hapjen e dyqanit të parë të qebapeve të Lukas Podolskit në Këln, fillimin e një jete të dytë si sipërmarrës. Gjashtë vjet më vonë, Podolski i cili ende nuk ka dalë në pension dhe aktualisht luan për skuadrën polake Gornik Zabrze ka pasur sukses me biznesin e tij të restorantit, saqë ka fituar pseudonimin "mbreti i qebapëve". 

207 milionë euro të faturuara në vitin e fundit fiskal është një shifër e jashtëzakonshme për një person që nuk punon me kohë të plotë. Podolski vendosi të investojë në këtë sektor gjatë viteve të tij në Galatasaray, shkruajnë mediat e huaja. 

FOTO/ Kampioni i Botës shet qebap, shifra "e çmendur"
Lukas Podolski

Ajo që nisi si një aktivitet dytësor, i dobishëm për riinvestimin e një pjese të parave të fituara si futbollist, me kalimin e viteve është kthyer në një profesion pothuajse me kohë të plotë. Sot "Mangal Doner" njihet në të gjitha qytetet e mëdha gjermane, me mbi 30 restorante në Gjermani dhe Turqi.  Përveçse është investitori i parë në biznesin e tij, Podolski është edhe zëdhënësi kryesor. / ZËRI

Poll

MOS HUMB