
Armando Sadiku
TIRANË- Sot në familjen e futbollistit të Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka festë. Në jetë ka ardhur djali i dytë i familjes, Leoni dhe lajmin e ka dhënë bashkëshortja e futbollistit, Elona nëpërmjet një postimi në Instagram.
“Përshëndetje botë. Unë jam Leon, anëtari më i ri i familjes”, shkruan ajo.

Postimi
Çifti u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit 2021, me djalin e tyre, Luisin. Kujtojmë se, Sadiku nuk mori një ftesë nga tekniku Sylvinho për miqësoret e marsit edhe pse është duke kaluar një formë shumë të mirë në Indi./ZËRI
Poll