Qytetërim

FOTO/ Princi Leka i prezanton partneres së re vajzën, vogëlushja në shoqërinë e fotografes

Ata janë parë në një nga restorantet e kryeqytetit duke darkuar bashkë me vajzën e Princit, Geraldinën.

f.t
FOTO/ Princi Leka i prezanton partneres së re vajzën, vogëlushja
Princ Leka dhe Blerta Celibashi

TIRANË-Princ Leka ka nisur një histori të re dashurie me fotografen Blerta Celibashi. Jeta e tyre ka qenë në qendër të mediave që pas lajmit për divorcin e deri të dhuna në oborrin e Pallatit Mbretëror. Si duket tashmë gjithçka ka marrë kthesë tjetër dhe Princi kanë lënë pas historinë me Elia Zaharinë dhe po vazhdon me romancën e tij me fotografen.

Madje së fundmi dyshja duket se po e kalojnë lidhjen në një stad tjetër. Në media po qarkullojnë disa foto të shkrepura, kur Princ leka duket me vajzën e vogël, Princeshë Geraldina dhe partneren e re. Ata janë parë në një nga restorantet e kryeqytetit duke darkuar bashkë me vajzën e Princit, Geraldinën. Ndërkohë sipas vendimit të Gjykatës thuhet se Princ Leka do e takojë vajzën vetëm në prani të kujdestares.

FOTO/ Princi Leka i prezanton partneres së re vajzën, vogëlushja
PRINC LEKA DHE BLERTA CELIBASHI

Blerta Celibashi, nuk është më një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ajo që para pak muajsh njihej si “fotografja”, tashmë njihet si vajza që i mori zemrën Princ Lekës. Princ Leka II dhe Elia Zaharia në ditët e para të 2024 dolën me deklarata zyrtare dhe konfirmuan divorcin. Gjykata e Tiranës ka vendosur 6 muaj urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë ndaj njëri-tjetrit. Elia Zaharia do qendrojë në pallatin mbretëror, Princ Leka do e takojë vajzën në prani të kujdestares. Ata janë prindër të një vajze, Geraldinës. Ndërkohë Celibashi prej disa vitesh ka shërbyer si fotografe pranë familjes mbretërore. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB