TIRANË- Pas përfundimit të edicionit të pestë të "Big Brother VIP Albania", raportet mes Selin, Mateo dhe Gimbo duket se nuk janë më të njëjta.
Fansat kanë vënë re lëvizjet e tyre të fundit në rrjetet sociale, që kanë ndezur menjëherë spekulime për një krisje mes tre personazheve, të cilët brenda shtëpisë kishin raporte mjaft më të mira më njëri-tjetrin.
Megjithatë, kjo duket se i përket së shkuarës, pasi raportet kanë ndryshuar.
Gjithçka nisi kur Selin e hoqi Mateon nga lista e ndjekësve në Instagram. Pak më vonë, Gimbo bëri të njëjtin gjest, ndërsa Mateo iu kthye duke i bërë “unfolloë” të dyve. Veprimet e tyre kanë ndezur diskutime dhe dyshime për tensione të reja.
Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me treshen, megjithëse lëvizje e fundit rikthejnë vëmendjen tek ngjarjes e fundit, pas përfundimit të garës. Konkretisht, një koment i Mateos gjatë gjatë “Post BBVA”, kur ai tha se Selin nuk e meritonte fitoren, pasi sipas tij nuk kishte bërë një lojë fituese, dyshohet të jetë zanafilla e krisjes së kësaj miqësie.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një sqarim publik, duke lënë hapësirë për spekulime...ndërsa të vërtetën pritet të marrin vesh në vijim. /ZËRI