
LONDËR- Gjërat kanë shkuar keq e më keq për Adidas. Pas një 'ndarjeje' të kushtueshme me reperin amerikan Ye (Kanye West) që i shkaktoi gjigandit gjerman të veshjeve sportive, tani kanë pësuar një tjetër humbje të rëndë. Shoqata Gjermane e Futbollit (DFB) njoftoi të enjten se rivali i përhershëm i kompanisë Nike (NKE) do të jetë furnizuesi zyrtar i veshjeve për ekipet kombëtare të futbollit nga viti 2027 deri më 2034. Vendimi i sjell një fund të papritur partneritetit të 7 dekadave me "Adidas".
Në një deklaratë, presidenti i DFB, Bernd Neuendorf tha se futbolli gjerman i detyrohet "shumë" partneritetit me Adidas dhe se kompania ishte "plotësisht e përkushtuar" deri në fund të vitit 2026. DFB tha se Nike kishte bërë ofertën më të mirë financiare, por nuk e zbuluan se sa vlente marrëveshja e re.
Por vendimi duket se ka qenë surprizë për Adidas. Një zëdhënës i Adidas tha në një deklaratë se "ne u informuam nga DFB dje se federata do të ketë një furnizues të ri nga viti 2027 e tutje".
Gjermania do të jetë mikpritëse e 'Euro 2024', që do të zhvillohet këtë qershor dhe korrik. Adidas do të furnizojë fanellat për shtatë ekipe, mes tyre edhe ato të kombëtareve gjermane, italiane dhe spanjolle. Megjithatë, në pak më pak se tre vjet, tifozët do të shohin bluzat e markës së Nike, jo tre vijat e Adidas-it, në bluzat e ekipeve kombëtare të Gjermanisë.
Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck tha: Nuk mund ta imagjinoj. Partneriteti midis Adidas dhe futbollit gjerman ishte një pjesë e identitetit tonë. Do të kisha dashur pak më shumë patriotizëm lokal.
Adidas u themelua në vitin 1949 në Herzogenaurach, një qytet i vogël jashtë Nurembergut në Gjermaninë juglindore, në të njëjtin vit që regjistroi logon e saj tashmë ikonike me tre shirita. Njoftimi i fundit vjen në një kohë të keqe për Adidas, kompani që javën e kaluar postoi një humbje neto prej 58 milionë euro (63 milionë dollarë) për vitin 2023.
“Ne nuk patëm një vit të mirë,”- u tha gazetarëve javën e kaluar, shefi financiar Harm Ohlmeyer./ZËRI