Qytetërim

Gafa e turpshme në Lojërat Olimpike! Atletët e Koresë së Jugut prezantohet si të Veriut

Organizatorët kërkuan ndjesë për gabimin.

F.m
Gafa e turpshme në Lojërat Olimpike! Atletët e Koresë
Koreja e Jugut

PARIS- Dita e parë e Lojërave Olimpike që po mbahen në Paris është shoqëruar dhe me një gafë. Atletët e Koresë së Jugut janë prezantuar gabimisht si të Koresë së Veriut. “Republika Popullore Demokratike e Koresë”,- thanë spikerët francezë, që në fakt është emri zyrtar i Koresë së Veriut. Organizatorët kërkuan ndjesë për gabimin.

“Dëshirojmë të kërkojmë ndjesë të thellë për gabimin që ndodhi në prezantimin e delegacionit të Koresë së Jugut gjatë ceremonisë së hapjes,”- thuhet në deklaratë.

Megjithatë, Ministria e Sportit të Koresë së Jugut e konsideroi një gafë të turpshme dhe deklaroi se do të paraqesë një ankesë të fortë nda Francës në nivel qeveritar.

Poll

MOS HUMB