Qytetërim

Gjak dhe lot! Ç’ndodhi në shfaqjen e Nicole Scherzinger?

Ajo kishte veshur një fustan të zi të materialit lateks me një dekolte të zhytur, ndërsa gjaku i rremë i rridhte përpara.

k.m.
Gjak dhe lot! Ç’ndodhi në shfaqjen e Nicole Scherzinger?
Nicole Scherzinger

BRITANI E MADHE- Shfaqja e fundit e këngëtares amerikane, Nicole Scherzinger u shoqërua me lot dhe me gjak.

Gjatë performancës, në shfaqjen e saj të re në West End, “Sunset Boulevard”, Nicole, e cila luan rolin e Norma Desmond në muzikal, u ngjit në skenën e "The Savoy Theatre".

Gjak dhe lot! Ç’ndodhi në shfaqjen e Nicole Scherzinger?
Nicole Scherzinger

Ajo kishte veshur një fustan të zi të materialit lateks me një dekolte të zhytur, ndërsa gjaku i rremë i rridhte përpara. Kjo skenë u komentua gjerë e gjatë nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Roli i ri i Nicole shënon rikthimin e saj në skenë, tetë vjet pasi ajo u nominua për çmimin "Olivier" për portretizimin e Grizabella në "Cats". Muzikali bazohet në filmin e vitit 1950 me të njëjtin emër dhe përmban këngë të kompozuara nga Andreë Lloyd Webber, i cili gjithashtu krijoi muzikën për "Cats"./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB