Qytetërim

Gjendja e mbretit Charles po përkëqësohet çdo ditë, zyrtarët po rishikojnë planet për funeralin e tij

Secili prej anëtarëve të pallatit mbretëror, ka një plan të detajuar për funeralin e tyre

E.K
Gjendja e mbretit Charles po përkëqësohet çdo ditë,
Mbreti dhe bashkeshortja e tij

BRITANI E MADHE- Gjendja shëndetësore e mbretit Charles, është duke u përkeqësuar ditë pas dite, rapoerojnë medit e huaja, aq sa zyrtarët e Pallatit Buckingham, kanë nisur përgatitjet për funeralin e tij. Kanë qenë burime për median American Daily Beaste, ato që raportojnë se gjendja e monarkut 75-vjeçar nuk është aspak e mirë.

Mbreti Charles ka kohë që është larguar nga sytë e publikut dhe sidomos pas njoftimit të tij në muajin Shkurt, se vuan nga kanceri, ai ka zgjedhur që të mos shfaqet publikisht, në mënyrë që të fshehë gjendjen e rënduar shëndetrësore.

“Sigurisht që ai është i vendosur ta mposht kanceritn dhe të gjithë e kanë mbështetur. Të gjithë mbeten optimistë, por ai është vërtet i sëmurë. Më shumë sesa mendoni”, tha një burim për Daily Beast si një mik i vjetër i familjes mbretërore.

Mbreti Charles nuk ka treguar kurrë se nga çfarë kanceri vuan, por pranoi se nuk ishte kanceri i prostatës, i cili është një nga format më të shërueshme të sëmundjes. Pallati ka qenë i rezervuar për informacionet në lidhje me shëndetin e monarkut, por ekspertët dhe komentuesit politikë që kanë folur publikisht, thonë se mbreti “po i përgjigjet shumë mirë” trajtimit.

Por në të njëjtën kohë, siç raportohet nga rrjeti amerikan, ndihmësit e mbretit Charles shqyrtojnë rregullisht kopjet e një dokumenti prej disa qindra faqesh që përshkruan planet e tij të funeralit mbretëror, i cili quhej “Operacioni Menai Bridge”.

Dokumentet shumë të detajuara u krijuan një ditë pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth më 8 shtator 2022. Zyrtarët britanikë konfirmuan për Daily Beast se “Operacioni Menai Bridge” përditësohet rregullisht, por theksuan se ky është një formalitet. Të gjithë anëtarët e familjes mbretërore kanë plane të përditësuara për funeralet e tyre të kategorizuara sipas kodeve të bazuara në urë. Për shembull, plani për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth quhej Operacioni London Bridge.

Plani i vdekjes së mbretit Charles është emëruar pas urës së varur që lidh ishullin Anglesey me Uellsin kontinental.

“Sigurisht që ata po shikojnë çdo aspekt të operacionit të Urës së Menait. Funerali i Mbretëreshës shkoi shumë mirë. Nuk është një gjë emocionale. Është një punë, e cila merret shumë seriozisht”, tha një zyrtar i lartë i përfshirë në planifikimin e funeralit mbretëror.

Poll

MOS HUMB